Ndërlidhjet

Rusia, pjesë e operacionit kundër huliganëve në Euro 2016


Ilustrim
Ilustrim

Rusia ka njoftuar se do t'i bashkohet operacionit ndërkombëtar policor kundër huliganëve gjatë kampionatit evropian në futboll, Euro 2016 që do mbahet në Francë.

Ministria e brendshme ruse ka njoftuar sot se do të dërgoj gjashtë specialistë policor që do të qëndrojnë në Francë gjatë tërë periudhës së pjesëmarrjes së ekipit rus në këtë kampionat.

Turneu një mujor do të nis në Paris më 10 qershor duke mbledhur ekipet më të mira të kontinentit evropian dhe qindra mijëra adhurues të futbollit.

Rusia në ndeshjen e parë do të përballet me Anglinë, përballje kjo që do mbahet më 11 qershor.

XS
SM
MD
LG