Ndërlidhjet

logo-print

Këshilltarja ligjore evropiane: Lejohet ndalimi i shamisë në punë


Ilustrim

Ilustrim

Një eksperte e Gjykatës Evropiane për Drejtësi ka thënë se punëdhënësit në BE mund ta ndalojnë në mënyrë të ligjshme bartjen e shamisë në kokë nga pjesëtarët myslimane të stafit.

Sipas të njëjtes kjo lejohet nëse ndalesa mbështetet në një “politikë të neutralitetit fetar dhe ideologjik” brenda kompanisë.

Juliane Kokott, avokate e përgjithshme në këtë gjykatë e ka publikuar këtë opinion sot pasi një gjykatë belge ka kërkuar sqarime për atë se çfarë ndalohet sipas ligjeve kundër diskriminimit.

Në rastin belg, një kompani e kishte përjashtuar nga puna një recepcioniste pasi ajo kishte insistuar në bartjen e shamisë gjatë orarit të punës.

Samira Achbita, e cila pretendon se është diskriminuar në bazë të besimit fetar, e ka humbur rastin në dy gjykata belge ndërsa rasti tani gjendet në gjykatën e Kasacionit. Kjo e fundit ka kërkuar sqarime nga Gjykata Evropiane për Drejtësi.

Mendimi i Kokott nuk është detyrues, ndërsa tani gjykatësit e Gjykatës Evropiane për Drejtësi do të dalin me qëndrim final rreth rastit.

XS
SM
MD
LG