Ndërlidhjet

SHBA: Arrestohet tregtari i arit për shkelje të sanksioneve ndaj Iranit


Ilustrim

Ilustrim

Një tregtar iraniano turk i arit është arrestuar me akuzën se i ka ndihmuar Iranit të shmang sanksionet amerikane.

Avokati i 32 vjeçarit të akuzuar, Reza Zarrab, Benjamin Brafman, tashmë i ka dorëzuar gjykatës së Nju Jorkut dokumente të mbrojtjes para seancës së paraparë për 2 qershor. Qeveria e kërkon ndalimin e Zarrab pa kaucion me arsyetimin se ai mund të largohet duke shfrytëzuar kontaktet e tij nëpër botë dhe pasurinë e madhe që e ka.

“Zarrab nuk është terrorist”, ka shkruar Brafman. “Kjo çështje është lehtësisht e mbrojtshme”, ka shtuar më tej avokati duke nënvizuar se askush nuk ka nevojë të ik prej një lënde prej të cilës është lehtë të mbrohesh.

Brafman gjithashtu ka thënë se qeveria amerikane asnjëherë nuk e ka akuzuar dikë tjetër me diçka të ngjajshme.

Aktakuza dyshon se Zarrab i cili nuk është qytetar amerikan, ka shkelur sanksionet amerikane duke shfrytëzuar kompani që nuk janë amerikane për të udhëzuar banka që gjithashtu nuk janë amerikane për të dërguar dollarë bankave të tjera jo në SHBA, për të mirën e qytetarëve të huaj.

Avokati i Zarrab ka thënë se SHBA-të do të kishin juridiksion mbi këtë çështje vetëm nëse bankat amerikane do të ishin përdorur.

XS
SM
MD
LG