Ndërlidhjet

UNICEF: Fëmijët në Falluxha përballen me dhunë ekstreme


Ilustrim
Ilustrim

Agjencia e OKB-së për fëmijët ka thënë se së paku 20 mijë fëmijë mbesin të ngujuar në qytetin irakian, Falluxha derisa forcat qeveritare po luftojnë për të rimarrë qytetin nga militantët e Shtetit Islamik.

“Ne jemi të shqetësuar rreth mbrojtjes së fëmijëve përballë dhunës ekstreme”, ka thënë përmes një komunikate përfaqësuesi i UNICEF-it në Irak, Peter Hawking.

“Fëmijët përballen me rrezikun e detyrimit për tu rekrutuar për luftime”, brenda qytetit të rrethuar dhe “ndarjes nga familjet e tyre” nëse ata arrijnë që të largohen ka shtuar më tej Hawkins.

Të përkrahur nga militantët shiia dhe sulmet ajrore të koalicionit që po udhëhiqet nga amerikanët, forcat irakiane kanë nisur një ofenzivë më 23 maj për të rimarrë kontrollin në Falluxha, qytet që gjendet 70 kilometra në perëndim të kryeqytetit Bagdad.

Më 30 maj forcat qeveritare kanë avancuar drejt qytetit.

Falluxha është qyteti i parë që u okupua nga militantët e grupit Shteti Islamik, në vitin 2014.

Sipas OKB-së, rreth 50 mijë civil gjenden në qytet.

XS
SM
MD
LG