Ndërlidhjet

logo-print

Yildirim e kundërshton rezolutën gjermane për vrasjen e armenëve


Kryeministri turk, Binali Yildirim

Kryeministri turk, Binali Yildirim

Kryeministri turk, Binali Yildirim e ka përshkruar si “qesharake” rezolutën e parlamentit gjerman me të cilën vrasja masive e armenëve nga Perandoria Osmane njihet si gjenocid.

Ai ka paralajmëruar gjithashtu se miratimi i kësaj rezolute do të dëmtonte marrëdhëniet bilaterale.

Ligjvënësit gjermanë pritet që nesër të përkrahin rezolutën simbolike rreth masakrimit të para një shekulli të gati 1.5 milionë armenëve nga forcat osmane turke.

Turqiae kundërshton fuqishëm idenë se këto vrasje paraqesin gjenocid, duke thënë se numri i armenëve të vrarë është shumë më i vogël.

Vrasja dhe deportimi i rreth 1.5 milionë armenëve nga forcat osmane, nga shumë historianë dhe disa kombe konsiderohet gjenocid.

Komentet e Yildirimit të bëra sot pasojnë ato të presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan të bëra në fillim të kësaj jave.

Erdogan ka thënë se miratimi i rezolutës do të “dëmtonte” lidhjet diplimatike, politike, tregtare dhe ushtarake në mes të Ankaras dhe Berlinit.

XS
SM
MD
LG