Ndërlidhjet

logo-print

Talibanët vrasin 10 veta në një gjykatë afgane


Ilustrim

Ilustrim

Talibanët e kanë sulmuar një gjykatë në një krahinë lindore të Afganistanit, ndërsa gjatë përleshjeve me policinë janë vrarë 10 persona, pesë prej të cilëve civil dhe pesë policë.

Ministria e brendshme ka thënë se “katër terroristë” kanë lansuar sulmin më 1 qershor në qytetin Ghazni, kryeqytetin e krahinës lindore me të njëjtin emër.

Zëdhënësi i guvernatorit të krahinës ka thënë se një sulmues vetëvrasës e ka hedhur vetën në erë në hyrë të gjykatës, ndërsa më pas tre sulmues kanë hyrë në ndërtesë.

Ministria e brendshme ka thënë se përleshja e armatosur ka pasuar, ndërsa të tre sulmuesit janë vrarë nga forcat e sigurisë.

Sipas Associated Press, talibanët e kanë marrë përsipër sulmin.

Talibanët janë zotuar për hakmarrje për shkak të varjes së gjashtë të burgosurve, pjesëtarë të këtij grupi militant të dënuar me akuza për terrorizëm.

XS
SM
MD
LG