Ndërlidhjet

logo-print

Nga samiti në Sofje, Thaçi bën thirrje për bashkëpunim rajonal


Presidenti, Hashim Thaçi në samitin në Sofje të Bullgarisë

Presidenti, Hashim Thaçi në samitin në Sofje të Bullgarisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka vlerësuar si shumë të rëndësishme diskutimet për bashkëpunimin rajonal dhe hapat e ardhshëm në kontekst të integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Këto komente, Thaçi i ka bërë në Sofje të Bullgarisë ku po merr pjesë në samitin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP).

“Na takon neve si liderë politikë të dëshmojnë se kemi tejkaluar armiqësitë e shekullit të kaluar dhe se jemi të përkushtuar të ndërtojmë të ardhme në paqe, stabilitet dhe miqësi”, ka thënë presidenti i Kosovës.

“Pas fillimit të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë kemi parë edhe vizitat e para pas dekadave të liderëve të Shqipërisë në Serbi dhe të Serbisë në Shqipëri. Pra, veprat tona, hapat tonë pozitivë, kanë reflektim rajonal”, ka thënë ai. Hapi i dytë, sipas presidenti Thaçi, është bashkëpunimi.

Përveç presidentit Thaçi, në këtë samit po marrin pjesë edhe Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, Presidenti i Moldavisë, Nicolae Timofti, kryesuesi i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq, Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, si dhe Presidenti i Maqedonisë, George Ivanov.

Në fund të samitit do të miratohet edhe deklarata jubilare, që pasqyron arritjen e SEECP gjatë dy dekadave të fundit dhe vëmendje e veçantë në të do t’i kushtohet edhe veprimeve të përbashkëta për zhvillim e ardhshëm të Evropës Juglindore.

XS
SM
MD
LG