Ndërlidhjet

Ukrainë: Ndalohen dy pjesëtarë të dyshuar të IS-it


Ilustrim

Ilustrim

Ukraina ka njoftuar se ka ndaluar dy persona që dyshohen si pjesëtarë të grupit militant, Shteti Islamik.

Keivi beson që ata planifikonin të udhëtonin drejt Evropës Perëndimore për të kryer sulme terroriste.

Në një komunikatë të publikuar sot, shërbimi sekret ukrainas ka thënë se dy persona, që dyshohet se janë nga Siria janë ndalur në Kharkiv, qytetin verlindor të Ukrainës.

“Shërbimi i sigurisë kombëtare të Kharkivit ka zbuluar përpjekjet për të dërguar përkrahës të organizatës terroriste Sheti Islamik nga Siria, duke kaluar tranzit përmes Ukrainës për në shtetet perëndimore”, thuhet në komunikatën e këtij shërbimi.

Shërbimi i sigurisë kombëtare ukrainase thotë se të dy të ndaluarit kishin përkrahje nga një person që vjen nga një prej vendeve fqinje të Ukrainës, ndonëse emri i këtij shteti nuk është përmendur.

Ndërkaq, një zyrtar i sigurisë i ka thënë Associated Press se personi i tretë është qytetar nga Rusia.

XS
SM
MD
LG