Ndërlidhjet

Fëmijët festojnë


Me aktivitete të shumta në Kosovë është shënuar 1 qershori, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve. Më të vegjlit janë mbledhur në sheshet kryesore të Prishtinës dhe kanë marrë pjesë në aktivitete të dedikuara për ta. Në sheshin 'Nëna Terezë' në Prishtinë, organizuar nga UNICEF-i, është mbajtur një aktivitet për dhurimin e librave. Të gjithë të interesuarit kanë pasur mundësi që të dhurojnë nga një libër për fëmijë. Sipas UNICEF-it, 56 për qind nga 80 mijë fëmijë kosovarë, nën moshën 5 vjeçare, nuk kanë dhe nuk kanë parë libër me figura ndonjëherë. Edhe Muzeu Kombëtar ka organizuar lojëra e kënde argëtuese për ta shënuar Ditën e Fëmijëve. Po ashtu, në një kënd të sheshit, "Handikos" organizoi program me fëmijët me aftësi të kufizuara. Në sheshet kryesore të kryeqytetit, komuna e Prishtinës për të tretin vit me radhë ka organizuar fushatën “Prishtina lexon”, e cila do të vazhdojë edhe me 2 e 3 qershor.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG