Ndërlidhjet

Sarkisian iu lutet gjermaneve: Injoroni zemërimin e Erdoganit


Presidenti armen, Serzh Sarkisian
Presidenti armen, Serzh Sarkisian

Presidenti armen, Serzh Sarkisian iu ka bërë thirrje ligjvënësve gjerman që të injorojnë paralajmërimet turke dhe ta miratojnë rezolutën parlamentare që vrasjen e armenëve nga Perandoria Osmane e njeh si gjenocid.

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ka thënë se miratimi i kësaj rezolute simbolike do të dëmtoj marrëdhëniet bilaterale.

“Nuk do të ishte e drejtë që gjenocidin ndaj armenëve të mos e quash gjenocid për shkak se kreu i një shteti thetër zemërohet për këtë punë”, i ka thënë Sarkisian gazetës gjermane, Bild.

Nesër, ligjvënësit gjermanë pritet ta miratojnë rezolutën e cila e pranon si gjenocid vrasjen e para një shekulli të pothuajse 1.5 milionë armenëve nga Perandoria Osmane.

Vrasja masive dhe deportimi i armenëve nga shumë historian dhe disa shtete konsiderohet zyrtarisht si gjenocid.

Turqia e kundërshton këtë vlerësim pasi ata thonë se numri i armenëve të vrarë është shumë më i vogël.

XS
SM
MD
LG