Ndërlidhjet

Vritet edhe një ushtar ukrainas


Ilustrim
Ilustrim

Një ushtar ukrainas është vrarë ndërsa tre të tjerë janë lënduar në sulmet e kryera gjatë 24 orëve të fundit prej separatistëve të përkrahur nga Rusia.

Zëdhënësi i ushtrisë, Andriy Lysenko, ka thënë sot se viktimat janë vrarë gjatë granatimeve të separatistëve në qytetet që kontrollohen nga qeveria, Zaitseve dhe Avdiivka, në rajonin e Donjeckut.

Forcat ukrainase kanë pësuar humbje në pjesën lindore të Ukrainës gjatë ditëve të fundit.

Më 30 maj, Lysenko i ka akuzuar separatistët se në mënyrë “aktive kanë përdorur armët e rënda”, përfshirë edhe raketat “Grad”.

Derisa është shënuar rritje e dhunës, Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko ka bërë thirrje për ndihmë nga jashtë, ndërsa e ka emëruar këshilltar të tij, ish sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Anders Forgh Rasmussen.

Në muajin prill, ministri i brendshëm, Stepan Poltorak, ka thënë se duhet disa vjet derisa të përfundoj konflikti.

Këto luftime, prejse kanë nisur në muajin prill të vitit 2014, kanë marrë jetën e 9300 personave.

XS
SM
MD
LG