Ndërlidhjet

U ndërpriten kontratat, dëmtojnë veturat e komunës së Mitrovicës 


Veturat e dëmtuara në Mitrovicë, 1 qershor 2016
Veturat e dëmtuara në Mitrovicë, 1 qershor 2016

Më shumë se 10 vetura zyrtare të Kuvendit Komunal të Mitrovicës, janë dëmtuar në parkingun komunal.

Policia e Kosovës për rajonin e Mitrovicës e ka konfirmuar lajmin dhe ka treguar se katër persona në shenjë pakënaqësie pse u është ndërpre kontrata e punës kanë ndërmarr një veprim të tillë.

Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicë tha për Radion Evropa e Lirë se rasti ka ndodhur pas mesditës dhe katër personat që kanë thyer xhamit e veturave dhe dëme të tjera janë shoqëruar në polici.

"Janë dëmtuar disa vetuar saktësisht nuk e dimë. Dyshohet se katër persona kanë kryer ketë veprim dhe policia i ka i ka shoqëruar në stacion policor për intervistë", tha Zahiti.

Sipas Zahitit, personat te cilët janë shoqëruar në polici fillimisht kanë deklaruar se një veprim të tille e kanë bërë pasi ju është shkëputur kontrata e punës më komunën.

Komuna ka pasur një kontrate me një kompani e cila ka menaxhuar me parkingun e komunës.

XS
SM
MD
LG