Ndërlidhjet

De Biasi nuk e përfshinë Gjimshitin, Rrahmanin, Shalën dhe Rashicën


Pamje nga takimi kualifikues Shqipëria - Serbia në Elbasan më 8 tetor 2015
Pamje nga takimi kualifikues Shqipëria - Serbia në Elbasan më 8 tetor 2015

Në kombëtaren e Shqipërisë për Kampiponatin Evropian në Futboll 2016, nuk do të përfshihen mbrojtësit, Berat Gjimshiti dhe Amir Rrahmani, mesfushori Herolind Shala, dhe sulmuesi Milot Rashica.

Përzgjedhësi i kombëtares së Shqipërisë, Giovanni De Biasi, mbrëmë e ka finalizuar listën e tij të 23 lojtarëve disa orë para se të skadonte afati.

Duket befasuese që Gjimshiti, i cili ka luajtur aty kah fundi i garave kualifikuese, është lënë anash, raporton agjencia Reuters.

Sulmuesi i ri që premton, Milot Rashica, i cili ishte zgjedhur për seleksionin e përkohshëm para golashënuesit më efikas të ligës në Shqipëri, Hamdi Salihi, po ashtu, nuk është ftuar në mesin e 23 futbollistëve të kombëtares së Shqipërisë.

Kampionati Evropian zhvillohet në Francë, prej 10 qershorit e deri më 10 korrik.

XS
SM
MD
LG