Ndërlidhjet

BE: Janë konfiskuar 103 anije të trafikantëve


Migrantët qëndrojnë në anijen e tyre të gomës derisa u afrohet ekipi i shpëtimit i Marinës së Italisë
Migrantët qëndrojnë në anijen e tyre të gomës derisa u afrohet ekipi i shpëtimit i Marinës së Italisë

Qeveria e Gjermanisë thotë se nga operacioni i Bashkimit Evropian kundër trafikimit të migrantëve në Detin Mesdhe, janë zënë dhe shkatërruar 103 anije në vitin e parë të këtij misioni.

Në një përgjigje në Parlamentin e Gjermanisë, Ministria e jashtme tha se anijet e operacionit Sophia, i kanë konfiskuar 85 anije gome dhe 18 anije druri, ka raportuar sot agjencia DPA.

Gjithsej, 69 kontrabandistë janë akuzuar prej fillimit të operacionit, në vitin 2015.

Mëtutje, agjencia AP nga Berlini raporton se megjithqë mendohej se mision zyrtar i marinës së vendeve evropiane do të ishte konfrontimi i kontrabandistëve dhe zmbrapsja e imigrantëve ilegalë, që nisen për në Evropë, në praktikë ky mision i BE-së është shndërruar në njërin prej operacioneve më të mëdha të shpëtimit në histori, meqë janë shpëtuar më se 10 mijë migrantë gjatë vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG