Ndërlidhjet

logo-print

Zvicër: Zyrtarisht është hapur tuneli më i gjatë hekurudhor në botë


Matteo Renzi (i pari nga e majta në të djathtë), Johan Schneider-Amman, Angela Merkel dhe Francois Hollande, në tren gjatë udhëtimit inaugurial nëpër hekurudhën Gotthard

Matteo Renzi (i pari nga e majta në të djathtë), Johan Schneider-Amman, Angela Merkel dhe Francois Hollande, në tren gjatë udhëtimit inaugurial nëpër hekurudhën Gotthard

Në Zvicër sot zyrtarisht është hapur tuneli më i gjatë dhe më i thellë hekurudhor në botë. Ky tunel kalon nëpër zemër të Alpeve.

Në udhëtimin inaugurial 20 minutësh me tren nëpër tunelin 57 kilometra të gjatë, ishin kancelarja gjermane, Angela Merkel, presidenti i Francës, Francois Hollande, dhe kryeministri italian, Matteo Renzi.

Presidenti i Zvicrës, Johan Schneider-Amman, tha se Gotthard Base Tunnel do t’i “bashkoj njerëzit dhe ekonomitë” e Evropës.

Pasi testet finale të kryhen më vonë këtë vit, nëpër këtë tunel do të kalojnë 260 trena transportues dhe 65 trena të udhëtarëve.

Ndërtimi i tunelit ka zgjatur 17 vjet dhe ka kushtuar 12 miliardë dollarë. Gjatë kësaj kohe kanë vdekur 9 punëtorë.

Tuneli është pjesë e projektit të infrastrukturës prej 23 miliardë frankave zvicerane, që synon përshpejtimin e udhëtimit të njerëzve dhe mallrave me hekurudhë nën terrenin malor, i cili e ndanë pjesën veriore nga ajo jugore e Evropës.

XS
SM
MD
LG