Ndërlidhjet

logo-print

Qyteti i rrethuar i Sirisë merr ndihma pas gati 4 vjetësh


Daraja, Siri

Daraja, Siri

Qyteti i rrethuar i Sirisë, Daraja, ka marrë ndihma humanitare, për herë të parë qysh në nëntor të vitit 2012, ka bërë të ditur organizata bamirëse e Kryqit të Kuq.

Në muajin prill, Kombet e Bashkuara kanë lëshuar alarmin, duke thënë se qyteti ka mungesa të tmerrshme të ushqimeve, ujit të pastër dhe barnave.

Armëpushimi 48-orësh në qytet ka hyrë në fuqi sot në mëngjes.

Zyrtarët humanitarë të OKB-së kanë thënë se Kryqi i Kuq po shpërndan vaksina, qumësht për foshnja, gjëra ushqimore dhe medikamente.

Qyteti Daraja shtrihet në jug të Damaskut.

XS
SM
MD
LG