Ndërlidhjet

logo-print

Thirrje për hedhjen e ndihmave nga ajri në Siri


Provinca Idlib, Siri

Provinca Idlib, Siri

Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca u kanë bërë thirrje Kombeve të Bashkuara që të nisin hedhjen e ndihmave nga ajri në zonat e rrethuara të Sirisë.

Ato kanë thënë se Qeveria e Sirisë nuk ka respektuar afatin e 1 qershorit për të shpërndarë ndihma, në bazë të marrëveshjes së arritur me fuqitë rajonale dhe botërore.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, John Kirby, ka thënë se qindra-mijëra sirianë kanë nevojë për qasje “të qëndrueshme dhe të rregullt” në ndihma.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mblidhet të premten për të diskutuar hedhjen e ndihmave nga ajri.

Siria është në luftë civile qysh në vitin 2011.

Mbi 270,000 njerëz janë vrarë dhe më shumë se gjysma e popullsisë është zhvendosur.

XS
SM
MD
LG