Ndërlidhjet

Edhe metroja e Parisit në grevë


Paris

Paris

Punëtorët e metrosë në Paris i janë bashkuar grevës kundër reformave në tregun e punës. Punëtorët e marinës po ashtu do të ndalojnë punën.

Sindikatat në Francë janë duke protestuar kundër reformave, të cilat, pos tjerash, ndryshojnë orarin e punës dhe u japin firmave më shumë liri për të zvogëluar pagat.

Ligji për reforma do të dalë para Senatit këtë muaj, ndërsa në Dhomën e Ulët të Parlamentit ka kaluar pa u votuar.

Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka thënë se nuk i tërheq reformat përkundër protestave që, në disa raste, janë shndërruar në përleshje.

Ndërprerja e transportit publik në Paris, megjithatë, do të jetë e kufizuar.

Të gjitha këto zhvillime vijnë në prag të Kampionatit Botëror të Futbollit, i cili do të mbahet në Francë nga data 10 qershor deri më 10 korrik.

XS
SM
MD
LG