Ndërlidhjet

logo-print

Rritet migrimi në SHBA; dominojnë aziatët


Ilustrim

Ilustrim

Migrimi legal dhe jolegal në Shtetet e Bashkuara është rritur gjatë dy vjetëve të fundit, duke arritur nivele të papara qysh në fillim të shekullit 21.

Qendra për Studime të Migracionit po ashtu bën të ditur se numri më i madh i migrantëve është nga Azia dhe jo Amerika Latine.

Gjetjet vijnë në kohën kur kandidati republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, ka premtuar se do të ngrejë mur në kufi me Meksikën për të ndaluar hyrjen e migrantëve të paligjshëm në SHBA.

Gjetjet e reja tregojnë se mbi tre milionë migrantë legalë kanë hyrë në SHBA më 2014 dhe 2015.

Shifra paraqet 39 përqind rritje nëse krahasohet me dy vjetët paraprakë.

XS
SM
MD
LG