Ndërlidhjet

Irani përfundimisht nuk dërgon pelegrinë në haxh


Nga rrëmuja e vitit të kaluar në haxh...
Nga rrëmuja e vitit të kaluar në haxh...

Irani ka njoftuar zyrtarisht se, këtë vit, nuk do të dërgojë pelegrinë në haxh dhe ka fajësuar Arabinë Saudite për injorim të sigurisë së mjaftueshme për besimtarët.

Haxhi është bërë çështje diskutimi midis dy vendeve, pasi, vitin e kaluar, nga rrëmuja atje kanë humbur jetën së paku 2,426 veta, në mesin e të cilëve mbi 400 iranianë.

Kreu i Organizatës së Haxhit dhe Pelegrinazhit në Iran, Saeed Ohadi, ka thënë se “Arabia Saudite e di se do të paguajë çmim të lartë për sjelljen e saj”.

Qysh nga fatkeqësia e vitit 2015, Irani ka kërkuar garanci shtesë për sigurinë, por bisedimet e fundit me Arabinë Saudite këtë javë kanë dështuar në zgjidhjen e çështjes.

Ohadi ka thënë se Riadi ka kërkuar kufizimin e numrit të klinikave të improvizuara që Irani ka kërkuar për pelegrinët e tij.

XS
SM
MD
LG