Ndërlidhjet

logo-print

Ukraina miraton reformën në gjyqësor


Parlamenti i Ukrainës

Parlamenti i Ukrainës

Parlamenti në Ukrainë ka kaluar reformat në gjyqësor, të cilat, sipas mbështetësve perëndimorë, janë të nevojshme për të luftuar korrupsionin.

Ndryshimet synojnë të frenojnë ndikimin në emërimin e gjyqtarëve dhe të kufizojnë imunitetin e tyre në rast të shpërdorimit të detyrës.

Kultura e ryshfetit në sistemin gjyqësor është parë si bllokada kryesore në përpjekjet e Ukrainës për reforma.

Reformat janë kusht për këtë vend që të sigurojë paketën e ndihmës nga Fondi Monetar Ndërkombëtar në vlerë prej 17.5 miliardë dollarësh.

Legjislacioni është mbështetur nga 335 ligjvënës, 35 më shumë seç është e nevojshme për ndryshim të kushtetutës.

"Nuk ka reforma më të rëndësishme se reformat në gjyqësor”, ka thënë presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.

XS
SM
MD
LG