Ndërlidhjet

logo-print

Dhjetëra migrantë të vdekur edhe në bregdetin libian


Ilustrim

Ilustrim

Trupat e së paku 85 migrantëve që janë mbytur duke bërë përpjekje për të kaluar Mesdheun, kanë dal në bregun e detit afër qytetit libian, Zuwara.

Lajmi i publikuar nga agjencia e lajmeve, Reuters, e citon një zyrtar të organizatës, Kryqi i Kuq, të enjten.

Al-Khamis Al-Bosaifi, ka thënë se shumica e migrantëve duket se janë me origjinë nga shtete afrikane në pjesën jugore të shkretëtirës së Saharasë.

Trupat e migrantëve, sipas të njejtit burim, kanë qenë të dekompozuar, dhe ka qenë e pamundshme që të kuptohet menjëherë se kur ka ndodhur mbytja e tyre.

XS
SM
MD
LG