Ndërlidhjet

Sot mbahet mbledhja e përbashkët qeveritare, Kosovë – Shqipëri


Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa me homologun nga Shqipëria, Edi Rama
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa me homologun nga Shqipëria, Edi Rama

Pak pas orës 11 pritet të filloj mbledhja e përbashkët e qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, mbledhje kjo që do të mbahet në Biblotekën Kombëtare të Kosovës, “Pjetër Bogdani”.

Sipas njoftimit të qeverisë së Kosovës, mbledhja parashihet të filloj në orën 11:20 në Prishtinë, ndërsa gjatë saj pritet të bëhet “nënshkrimi i marrëveshjeve”.

Njoftimi i qeverisë nuk tregon se për çfarë marrëveshje sakt bëhet fjalë.

Ky do të jetë takimi i tretë i përbashkët i të dy qeverive. Herën e parë ato mbajtën takim të përbashkët në Prizren, në vitin 2014, ndërsa një vit më pas, në Tiranë është mbajtur takimi i dytë.

XS
SM
MD
LG