Ndërlidhjet

Francë, Gjermani: Vërshimet do të vazhdojnë edhe ditëve të ardhshme


Ilustrim

Ilustrim

Parashikuesit e motit kanë paralajmëruar më shumë të reshura në Francë dhe Gjermani, të dy vende këto që janë goditur rëndë nga vërshimet.

Deri më tash 10 persona e kanë humbur në këto dy shtete për shkak të motit të keq, ndërsa mijëra janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Në Paris, niveli i ujit në lumin Sienë vazhdon të rritet, duke detyruar punonjësit e muzeut të Luvrit që të zhvendosin punimet e artit në një depo nëntokësore.

Në të gjithë rajonin e Parisit, mijëra njerëz janë evakuuar ndërsa mbi 24 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike.

Presidenti francez, Francoise Hollande, e ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për zonat që janë goditur më së rëndi.

Në pjesën jugore të Gjermanisë, niveli i ujit pritet të rritet në landin e Bavarisë, zonë kjo që tashmë është goditur rëndë që katër ditë nga vërshimet.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka përkujtuar personat që e kanë humbur jetën si shkak i motit të lig.

“Qeveria federale është e pikëlluar për personat për të cilët ndihma iu shkoj shumë vonë”, ka thënë kancelarja gjermane duke shtuar se megjithatë përgjigja ndaj kësaj katastrofe tregon se “ne qëndrojmë së bashku në Gjermani”, në situata të tilla.

XS
SM
MD
LG