Ndërlidhjet

Ushqimet për sirianët janë gati, por duhet leje qeveritare


Ilustrim
Ilustrim

Programi Botëror për Ushqim i OKB-së, ka thënë të premtën se e ka gati planin për dërgimin e ndihmave nga ajri në 19 zona të rrethuara brenda Sirisë.

Mirëpo, para se plani të filloj së funksionuari, duhet aprovim i buxhetit dhe leje e miratuar nga qeveria siriane.

Ushqimet do të hidheshin nga aeroplanët, nga lartësi të mëdha në katër rajone, diçka që do të përfshinte 20 mijë banorë.

Ndërkaq në 15 zona të tjera që janë urbane apo gjysëm urbane, e vetmja mundësi për hedhjen e ushqimeve do të jetë me helikopter, nga lartësi më të ulëta.

XS
SM
MD
LG