Ndërlidhjet

logo-print

Mogherini: Duhet ringjallur bisedimet izraelito -palestineze


Federica Mogherini

Federica Mogherini

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka thënë se fuqitë e mëdha e kanë për detyrë të ringjallin bisedimet për paqe midis Izraelit dhe palestinezëve dhe ka paralajmëruar se koha për këtë proces po kalon.

Mogherini i ka bërë këto komente gjatë një koneferencë ndërkombëtare në Paris për konfliktin izraelito-palestinez.

Me këtë rast, presidenti i Francës, Fracois Hollande, ka thënë se arritja e një marrëveshjeje paqësore është urgjente, marrë parasysh rritjen e ekstremizmit dhe të konfliktit në rajon.

Rrethi i fundit i bisedimeve për paqe midis izraelitëve dhe palestinezëve ka kolapsuar në vitin 2014.

Takimi në Paris ka mbledhur rreth 30 ministra dhe organizata, përfshirë vendet arabe dhe evropiane. Izraeli dhe palestinezët nuk janë ftuar.

XS
SM
MD
LG