Ndërlidhjet

Gjendet djali që u la në pyll nga prindërit


Yamato Tanooka
Yamato Tanooka

Shpëtimtarët në Japoni kanë gjetur një djalë shtatëvjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur në pyll qysh më 29 maj.

Prindërit e Yamato Tanookas kanë thënë se e kanë lënë atë në ishullin verior japonez të Kokaidos, si ndëshkim për sjellje të këqija.

Zëdhënësi i policisë ka thënë se djali është gjetur herët në mëngjes afër një baze ushtarake.

Më pas ai është dërguar në një spital të afërt për kontrollime mjekësore.

Prindërit fillimisht i kanë thënë policisë se djali ka humbur në mal, por më pas ata kanë pranuar se e kanë lënë atje, për ta ndëshkuar. Prindërit kanë thënë se djali ka gjuajtur njerëz dhe makina me gurë.

Babai i djalit ka kërkuar falje dhe ka thënë se me veprimin e tij “ka shkuar shumë larg”.

XS
SM
MD
LG