Ndërlidhjet

logo-print

Bie ndjeshëm krijimi i vendeve të punës në SHBA


Ilustrim

Ilustrim

Krijimi i vendeve të punës në Shtetet e Bashkuara ka rënë në muajin maj në nivelin më të ulët qysh në shtator të vitit 2010.

Vëzhguesit thonë se kjo është shenjë e dobësimit ekonomik, që mund të kufizojë aftësitë e Rezervave Federale për të rritur normat e interesit shpejt.

Departamenti i Punës ka thënë të premten se punëdhënësit kanë shtuar vetëm 38,000 vende pune muajin e kaluar.

Papunësia, ndërkaq, ka rënë në 4.7 përqind nga 5 përqind, që është niveli më i ulët qysh në nëntor të 2007-ës.

Por, kjo ka ndodhur pjesërisht pasi njerëzit kanë dalë nga fuqia punëtore dhe nuk llogariten më si të papunë.

XS
SM
MD
LG