Ndërlidhjet

SHBA: Hillary Clinton shënoi edhe një fitore


Hillary Clinton dhe Bernie Sanders përshëndeten para një debati televiziv
Hillary Clinton dhe Bernie Sanders përshëndeten para një debati televiziv

Kandidatja demokrate për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, Hillary Clinton, ka shënuar fitore në votimet partiake në Ujëdhesat Virxhine, duke i fituar të shtatë delegatët.

Sipas njoftimit të Partisë Demokratike, Clinton ka fituar 84.2%, ndërsa rivali i saj, Bernie Sanders, mori 12.2%.

Sipas rregullave të Komitetit Kombëtar Demokratik, kandidati duhet t’i fitoj së paku 15% që të mund të llogarisë në ndonjë delegat, raporton agjencia AP.

Aktualisht, Hillary Clinton i ka 1,776, ndërsa Bernie Sanders 1,501 delegatë.

Tashmë kanë mbetur zgjedhjet partiake në gjashtë shtete, përfshirë Nju Xherzi dhe Kalifornia, ku votohet të martën, e që mund të fitohen 694 delegatë.

Votimet e fundit mbahen në Distrikt Kollumbia, më 14 qershor.

Në garën republikane tashmë udhëheq bindshëm kandidati Donald Trump.

XS
SM
MD
LG