Ndërlidhjet

Rusia: Vërejtje SHBA-ve kundër ndryshimit të balancës ushtarake


Anatoly Antonov
Anatoly Antonov

Rusia u ka tërhequr vërejtjen Shteteve të Bashkuara që të mos e shfrytëzojnë programin atomik të Koresë Veriore “si pretekst për ndryshim të balancës ushtarako-politike në rajon”, përfshirë implementimin e planeve amrikane për vendosjen e sistemit raketor të mbrojtjes atje.

Duke folur sot në një konferencë për siguri në Singapor, zëvendësministri i mbrojtjes i Rusisë, Anatoly Antonov, tha se “është shumë e rrezikshme kur një shtet e realizon sigurinë e vet në kurriz të të tjerëve”.

Sipas tij, Rusia parimisht nuk e kundërshton mbrojtjen raketore, por i ka kritikuar Shtetet e Bashkuara se nuk e mbajnë “dialogun për këtë çështje”.

XS
SM
MD
LG