Ndërlidhjet

Afganistan: Sulm në kompleksin e gjykatës, vritet një prokuror


Forcat e sigurisë afgane duke e inspektuar terrenin pas një sulmi të mëparshëm në Puli Amin
Forcat e sigurisë afgane duke e inspektuar terrenin pas një sulmi të mëparshëm në Puli Amin

Një prokuror dhe katër persona të tjerë janë vrarë gjatë një sulmi kundër një kompleksi të gjykatës në pjesën lindore të Afganistanit.

Zyrtari i lartë i policisë në provincën Logar, Nesar Ahmad Abdul Rahimzai, tha se të tre personat e armatosur që sot e sulmuan gjykatën, janë vrarë nga forcat e sigurisë.

Sulmi në këtë kompleks në vendin Puli Alim, ndodhi derisa shefi i ri i emëruar i prokurorisë, Akram Nejat, po i paraqitej opinionit.

Nga ky sulm janë plagosur edhe 19 vetë të tjerë.

Përgjegjësinë për sulmin e sotëm e kanë marrë talibanët.

Gjatë javëve të fundit talibanët i kanë sulmuar zyrtarët e sistemit gjyqësor, pasi 6 militantë të dënuar, përfshirë katër talibanë, janë ekzekutuar mujain e kaluar.

Në fund të muajit maj, 10 vetë janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur nga një sulm vetëvrasës me bombë kundër një autobusi, me të cilin udhëtonin zyrtarët e gjyqësisë prej kryeqytetit Kabul për në provincën Vardak.

XS
SM
MD
LG