Ndërlidhjet

Iran: Refuzohen akuzat amerikane për mbështetje të terrorit


Hossein Jaberi Ansari

Hossein Jaberi Ansari

Irani i ka hedhur poshtë akuzat amerikane se e sponzorizon terrorizmin, duke thënë se i mbështetë vetëm “përpjekjet legjitime të vendeve që janë të okupuara”.

Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të Iranit, Hossein Jaberi Ansari, këto komente i ka bërë sot, pak kohë pas publikimit të raportit tëDepartamentit amerikan të shtetit, ku përmendet se Irani është njëri nga sponzorët madhor të terrorizmit në botë.

Në raport, po ashtu, theksohej se Irani po i nxitë konfliktet në Siri, Irak dhe Bahrejn.

Ansari tha se ushtria amerikane i ka mbështetur grupet terroriste në Irak, Afganistan, Siri, Libi dhe Jemen.

Sipas tij, Uashingtoni, “i mbyll sytë ndaj mbështetjes së gjërë politike dhe financiare të terrorizmit nga Arabia Saudite dhe aleatët e vet të tjerë”.

XS
SM
MD
LG