Ndërlidhjet

Thaçi, vizitë dy ditore në Slloveni


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po qëndron për vizitë dy ditore në Slloveni, njofton zyra e presidencës kosovare përmes një njoftimi dërguar mediave.

Në komunikatë thuhet se Presidenti Thaçi ditën e parë do të zhvillojë takime bilaterale me homologun e tij slloven, Borut Pahor, dhe me kryeministrin e vendit, Miro Cerar.

Presidenti Thaçi do të takohet edhe me kryetarin e komunës së kryeqytetit slloven, Lubjanë.

Ndërkaq ditën e dytë, Presidenti I Kosovës do të marrë pjesë në konferencën e biznesit Slloveni-Kosovë, një ngjarje kjo që sipas njoftimit të presidencës kosovare do të organizohet nga Oda për Ekonomi dhe Industri e Sllovenisë.

XS
SM
MD
LG