Ndërlidhjet

Clinton e fiton edhe Puerto Rikon, i afrohet nominimit


Ish Sekretarja amerikane e shtetit, Hilary Clinton

Ish Sekretarja amerikane e shtetit, Hilary Clinton

Hilary Clinton e ka fituar garën zgjedhore edhe në territorin amerikan të Puerto Rikos, duke iu afruar kështu më shumë marrjes së nominimit të demokratëve për tu bërë kandidate për President e Partisë Demokratike Amerikane.

Clinton, e cila ishte duke bërë fushatë në shtetin federal të Kalifornisë, pasi u bë e ditur se e fitoj edhe territorin e sipërpërmendur, ka shkruar në rrjetin social, Tëitter duke e falenderuar popullatën në shtetin ishull që i dhanë fitore kundër rivalit të saj, Senatorit, Berni Sanders.

Clinton tani me 2300 delegatë i mungojnë vetëm edhe pak delagatë për të siguruar nominimin.

Një fitore në procesin preliminar zgjedhor në shtetin e Kalifornisë, ish Zonja e Parë dhe Sekretarja e Shtetit, do të siguronte mjaftueshëm delegatë për të siguruar edhe zyrtarisht nominimin, pas së cilit do të fillonte edhe zyrtarisht përballen kundër kandidatit republikan, Donald Trump.

Mirëpo sondazhet tregojnë një garë të ngushtë në mes të Clinton dhe Sanders. Ky i fundit është zotuar se do të mbetet në garë edhe nëse Clinton do i siguronte 2383 delegatët e nevojshëm për nominim.

XS
SM
MD
LG