Ndërlidhjet

logo-print

Opozita siriane realizon ofenzivë të sukseshme kundër IS-it


Ilustrim

Ilustrim

Forcat opozitare siriane të përkrahura nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të kanë krijuar avantazh në territori duke iu afruar një qyteti që kontrollohet nga grupi militant Shteti Islamik, Manbij, në pjesën veriore të Sirisë.

Observatoriumi për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër ka thënë mbrëmë se një sulm i Forcave Demokratike Siriane i ka dërguar sulmuesit opozitar deri në 5 kilometra brenda Manbijit, një zonë që konsiderohet e rëndësishme për furnizimet e militantëve islamik.

Sulmet ajrore të udhëhequra nga Shtetit Islamik i kanë ndihmuar këto forcat që janë një aleancë në mes të kurdëve dhe arabëve që të shënojnë sukses të madh kundrejt pozicioneve të IS-it, gjatë javës së kaluar.

Kjo ofenzivë po ndodhë kur edhe forcat qeveritare siriane të përkrahura nga Rusia kanë shënuar sukses kundër militantëve në Krahinën e Rakas, që konsiderohet bastion i grupit militant.

XS
SM
MD
LG