Ndërlidhjet

Afganistan: Vriten një gazetar amerikan dhe një afgan


Gazetari, David Gilkey - fotografi arkivi
Gazetari, David Gilkey - fotografi arkivi

Një gazetar i Radios Publike Amerikane, NPR dhe përkthyesi i tij afgan raportohet të jenë vrarë gjatë kryerjes së punës në pjesën jugore të Afganistanit.

David Gilkey, një fotograf i shpërblyer për punën e tij dhe përkthyesi, Zbihullah Tamanna, gjithashtu gazetar, janë vrarë dje kur njësia ushtarake afgane me të cilin udhëtonin është vënë në shënjestër në qytezën, Marjah, në krahinën e Helmandit.

NPR, përmes një komunikate ka thënë se dy gazetarë të tjerë të saj që gjithashtu udhëtonin se bashku me Gilkey, nuk janë lënduar gjatë sulmit.

Zëvendëspresidenti i radios për lajme dhe politika editoriale, Michael Oreskes, në këtë komunikatë ka thënë se Gilkey ka mbuluar luftën në Irak dhe Afganistan.

"Si njeri dhe fotogazetar, David gjithmonë e ka nxjerrë anën njerëzore të të gjithë atyre përreth tij”, citohet Oreskes në komunikatë.

50 vjeçari, Gilkey, ishte fitues i çmimit prestigjioz, George Polk, ai e kishte edhe një çmim Emmy, ndërsa vitin e kaluar bëhet gazetari i parë i multimedias që e fiton çmimin, Edward R. Murroë.

Ndërkaq afgani, Tamann, 38 vjeçar gjithashtu ka punuar si fotograf dhe reporter për agjencinë kineze të lajmeve, Xinhua dhe agjencinë turke të lajmeve, Anadolu.

26 gazetarë janë vrarë prej okupimit amerikan të Afganistanit në vitin 2001, të dhëna këto të Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve.

XS
SM
MD
LG