Ndërlidhjet

Kazakistan: Niveli i alarmit mbetët i lartë


Ilustrim
Ilustrim

Alarmi në Kazakistan mbetët në nivel të lartë një ditë pasi autoritetet kanë thënë se militantët islamik kanë vrarë gjashtë persona në një objekt ushtarak dhe dy dyqane të armëve në Aktobe, qytet në veriperëndim të vendit.

Pas këtyre sulmeve, forcat e sigurisë e kanë nisur një “operacion kundër terrorizmit”.

Mediat vendore kanë raportuar sot se dyqanët e armëve të zjarrit janë mbyllur ndërsa rojet janë vendosur afër dyqaneve në Aktobe dhe qytete të mëdha, përfshinë kryeqytetin Astana.

Të gjithë sulmet sipas Ministrisë së Brendshme janë kryer nga “ndjekës të lëvizjeve jo tradicionale, radikale fetare”.

Aktobe është qytet industrial, 100 km prej kufirit me Rusinë. Aty, në vitin 2011 ka ndodhur sulmi i parë vetvrasës në Kazakistan.

XS
SM
MD
LG