Ndërlidhjet

Aksident i rëndë hekurudhor në Belgjikë


Ilustrim

Ilustrim

Së paku 3 persona janë vrarë dhe rreth 40 të tjerë janë lënduar gjatë një aksidenti të trenave në afërsi të qytetit belg, Liezh, raporton agjencia e lajmeve gjermane, DPA.

Lajmi së pari është dhënë nga agjencia e lajmeve, Belga.

Numri i viktimave mund të rritet pasi një tren pasagjerësh është përplasur me një tren mallrash, derisa udhëtonte me shpejtësi prej 90 km për orë.

Arsye e aksidentit mbetët ende e paqartë, ndërsa disa prej të lënduarve mezi janë nxjerrë nga punonjësit e shpëtimit pasi ata kishin mbetur të ngujuar nën vagonat e trenit tashmë të shkatërruar.

XS
SM
MD
LG