Ndërlidhjet

Jordani: Sulmi i ‘terroristëve’ vret pesë persona


Ilustrim
Ilustrim

Zëdhënësi i qeverisë së Jordanisë ka thënë se “terroristët” kanë vrarë pesë punonjës në një zyrë vendore të Agjencisë së Inteligjencës në afërsi të kryeqytetit, Aman.

Sulme të tilla janë të rralla në Jordaninë pro perëndimore, një nga aleatët kryesor të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të kundër grupit militant, Shteti Islamik në Siri dhe Irak.

Mohammed Momani, zëdhënësi i qeverisë, ka thënë se sulmi ka ndodhur mëngjesin e sotëm, që është dhe dita e parë e muajit të Ramazanit, brenda kampit të refugjatëve palestinezë në Baka.

Momani ka thënë se sulmuesit, të cilët i quajti terroristë, kanë vrarë tre roje, një punëtor dhe një recepcionist, por ai nuk e ka sqaruar se si është kryer sulmi.

Ai megjithatë ka bërë të ditur se sulmuesit i përkasin grupit militant, Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG