Ndërlidhjet

logo-print

Dhunë në Kazakistan, trazirat vazhdojnë

  • RFE /RL

Screenshot nga Youtube i sulmit me armë

Screenshot nga Youtube i sulmit me armë

Autoritetet kazake kanë thënë se policia i ka vrarë edhe pesë pesona dhe i ka arrestuar dy të tjerë gjatë natës në qytetin veriperëndimor të Aktobes, pas një sulmi në një objekt ushtarak dhe dy dyqane të armëve.

Këto sulme morën jetën e gjashtë personave.

“Situata në Aktobe është stabile. Bizneset dhe transporti publik po funksionojnë normalisht”, ka vlerësuar Ministria e Brendshme përmes një komunikate të publikuar sot.

Sipas autoriteteve në këtë vend, sulmet e kryera nga persona që dyshohet se janë militantë islamik kanë nxitur një “operacion kundër terrorizmit”.

Para këtij njoftimi, ministria kishte thënë se katër sulmuesit janë vrarë ndërsa shtatë të tjerë janë arrestuar gjatë këtij operacioni.

Mediat vendore kanë raportuar sot se dyqanet e armëve të zjarrit janë mbyllur ndërsa janë vendosur roje në afërsi të këtyre dyqaneve në Aktobe dhe disa qytete të tjera të mëdha si Almati, Aktau dhe kryeqytetin, Astana.

Tengrinews.kz raporton sot se qasja në internet në Aktobe është bllokuar, qytet ky ku niveli i alarmit pas sulmeve mbetët i lartë.

Në sulmet e 5 qershorit që u kryen pothuajse në të njëjtën kohë, siq ka njoftuar Ministria e Brendshme, sulmuesit e kanë vrarë një roje dhe një nëpunës në një dyqan armësh, ndërsa janë plagosur tre policë që kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Në një tjetër dyqan armësh, një klient është vrarë pak para se të arrinin oficerët dhe të vranin tre sulmuesit, njoftonte më tej ministria e njëjtë.

Një tjetër grup sulmuesish e kanë vjedhur një autobus të cilin më pas e kanë përplasur për portën e bazës së Gardës Kombëtare. Aty sulmuesit i vranë tre shërbyes para se njëri prej sulmuesve të vritej nga oficerë të tjerë.

Motivet e këtyre sulmeve mbesin ende të paqarta.

Aktobe është qytet industrial, 100 kilometra prej kufirit me Rusinë. Në këtë qytet, në vitin 2011 është shënuar rasti i parë i sulmit vetvrasës me bombë.

XS
SM
MD
LG