Ndërlidhjet

Kerry: Vrasja e gazetarit Gilkey – përkujtim i rrezikut ndaj popullit afgan


David Gilkey

David Gilkey

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka deklaruar se sulmi nga i cili u vra gazetari i Radios Publike Kombëtare, David Gilkey, dhe përkthyesi i tij afgan, Zabihullah Tamanna, është “përkujtim i zymtë i rrezikut me të cilin vazhdon të ballafaqohet populli afgan, pastaj përkushtim i mbrojtjes kombëtare afgane dhe i forcave të rendit për sigurinë e vendit të tyre, dhe për guximin e papërkulshëm të gazetarëve dhe interpretëve të tyre, që përpiqen ta transmetojnë këtë tregim të rëndësishëm te pjesa tjetër e botës”.

Radioja Publike Kombëtare në Shtetet e Bashkuara ka njoftuar se gazetari Gilkey dhe përkthyesi Tamanna, janë vrarë dje kur një njësi e ushtrisë afgane, me të cilën ata udhëtonin, ishte sulmuar afër qytetit Marjah në provincën Helmand.

Vrasjen e gazetarit dhe përkthyesit të tij e ka dënuar edhe presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, i cili tha se sulmi qyqar ishte “tërësisht kundër të gjitha parimeve dhe vlerave të islamit dhe humanitetit dhe kundër ligjeve ndërkombëtare”.

Sipas Komitetit për Mrojtjen e Gazetarëve, prej vitit 2001, kur Afganistani ishte invaduar nga Shtetet e Bashkuara, në këtë vend janë vrarë 26 gazetarë.

XS
SM
MD
LG