Ndërlidhjet

logo-print

Komanda amerikane: Forcat opozitare marrin territor nga IS-i


Aeroplanët luftarakë amerikanë të tipit F-15E Strike Eagles

Aeroplanët luftarakë amerikanë të tipit F-15E Strike Eagles

Forcat opozitare në Siri, të mbështetura nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, kanë avancuar kah baza kryesore e grupit ekstremist, Shteti islamik (IS), Manbij në pjesën veriore të Sirisë.

Observatori për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që e ka rrjetin e vëzhguesve në Siri, ka njoftuar mbrëmë se një sulm nga Forcat Demokratike të Sirisë (FDS) i ka sjellur ato në 5 kilometra afër qytetit Manbij, gjatë javës së kaluar.

Kjo ofensivë e FDS-së u bë në periudhën kur është shënuar presion i forcave qeveritare siriane, të mbështetura nga Rusia, dhe milicitë aleate në provincën Raka, që është bazë e fuqishme e Shtetit Islamik.

Komanda qendrore e Shteteve të Bashkuara, që i mbikëqyr opercionet në Siri, tha se luftëtarët eFDS-së kanë marrë më se 100 kilometra katrorë të territorit në operacionin e fundit të javës së kaluar.

Nga ana tjetër, komanda ka thënë se 55 sulme ajrore janë kryer nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara prej fillimit të ofensivës.

Kombet e Bashkuara thonë se së paku 20 mijë civilë janë larguar nga luftimet rreth qytetit Manbij.

Prej fillimit të luftës civile në Siri, në vitin 2011, janë vrarë më se 270 mijë njerëz, ndërsa miliona të tjerë janë zhvendosur.

XS
SM
MD
LG