Ndërlidhjet

Tiranë: Ministri i jashtëm grek pritet me protestë të çamëve


Nikos Kotzias
Nikos Kotzias

Vizita e ministrit të jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias, në Tiranë është kundërshtuar sot nga protestuesit e komunitetit çam, që ishte dëbuar nga pjesa veriperëndimore e Greqisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, pasi Athina kishte pretenduar se ky komunitet kishte bashkëpunuar me okupuesit gjermanë në Greqi, raporton AP.

Disa qindra mbështetës të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) janë përplasur me policinë meqë protestuesit përpiqeshin ta bllokonin hyrjen në Ministrinë e jashtme në Tiranë, derisa kishte arritur ministri grek, Nikos Kotzias.

Janë katër çështje që i kanë ngarkuar raportet bilaterale ndërmjet fqinjëve, Shqipërisë dhe Greqisë: pretendimet e çamëve për pasurinë e tyre të konfiskuar, shpallja e luftës kundër Shqipërisë nga ana e Greqisë, në vitin 1940, pastaj kontesti i pazgjidhur detar dhe pretendimet e Greqisë për diskriminim kundër pakicës greke në Shqipëri, raporton agjencia AP nga Tirana.

Qindra mijëra shqiptarë patën shkuar në Greqi pas rënies së regjimit komunist, në vitin 1990.

XS
SM
MD
LG