Ndërlidhjet

Irak: Forcat qeveritare kanë zbuluar varrezë masive afër Falluxhës


Oficerët irakianë dhe mjekoligjorët gjatë një gërmimi në prill të këtij viti në një lokalitet që mendohet se është varrezë masive afër qytetit Ramadi

Oficerët irakianë dhe mjekoligjorët gjatë një gërmimi në prill të këtij viti në një lokalitet që mendohet se është varrezë masive afër qytetit Ramadi

Zyrtarët irakianë thonë se forcat qeveritare kanë zbuluar një varrezë masive me mbetjet e afro 400 njerëzve afër qytetit Falluxha, gjatë përpjekjes së tyre për rimarrjen e këtij qyteti nga militantët e Shtetit Islamik.

Burime të paidentifikuara të sigurisë dje janë cituar nga agjencitë e lajmeve se forcat e Irakut kanë gjetur varrezë në periferi të vendbanimit Saqlavia, që është në veriperëndim të Falluxhës.

“Shumica e mbetjeve u takonin pjesëtarëve ushtarakë, të cilët ishin arrestuar dhe vrarë nga luftëtarët e Shtetit Islamik”, i ka thënë agjencisë DPA një zyrtar ushtarak në kushte të anonimitetit.

Një kolonel i policisë në provincën Anbar, së cilës i takon Falluxha, i ka thënë agjencisë AFP se varreza masive është zbuluar gjatë opercionit të pastrimit të minave në lagjen Shuhada të Saqlavisë.

“Varreza mmasive kishte afro 400 trupa të pjesëtarëve të ushtrisë, por ka edhe civilë”, tha ky kolonel në kushte të anonimitetit, pasi nuk ishte i autorizuar të fliste për media.

Anëtari i Këshillit provincial në Anbar, Rajeh Barakat, e ka konfimuar për AFP-në këtë zbulim.

XS
SM
MD
LG