Ndërlidhjet

Presidenti gjerman nuk garon për mandatin e dytë


Presidenti i Gjermanisë, Joachim Gauck.
Presidenti i Gjermanisë, Joachim Gauck.

Presidenti i Gjermanisë, Joachim Gauck, ka thënë se nuk do të kandidojë për mandatin e dytë, për shkak të moshës së shtyrë.

“Sot, dua t’ju njoftoj se kam vendosur të mos garoj për mandatin e dytë si president i Gjermanisë. Ky nuk ka qenë vendim i lehtë për mua, sepse është nder i madh t’i shërbesh këtij vendi – Republikës sonë Federale të Gjermanisë”, ka thënë Gauck para gazetarëve në pallatin presidencial në Berlin.

Mandati i tij skadon në mars të vitit 2017.

Presidenti i Gjermanisë ka kryesisht rol ceremonial, përfaqëson vendin në çështje të së drejtës ndërkombëtare dhe në tubime zyrtare.

Njoftimi i zotit Gacuk, megjithatë, mund të shkaktojë grindje midis partive në koalicionin qeverisës, në lidhje me atë se kush duhet ta pasojë atë.

XS
SM
MD
LG