Ndërlidhjet

Thaçi: Kosova po shënon rritje të vazhdueshme ekonomike


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në Slloveni.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në Slloveni.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën e parë të vizitës së tij zyrtare në Slloveni është pritur nga homologu i tij, Borut Pahor.

Thaçi ka falënderuar presidentin Pahor dhe Qeverinë e Sllovensë për, siç ka thënë, mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën dhe ka thënë se dy vendet gëzojnë marrëdhënie shembullore dypalëshe.

Një kumtesë e Presidencës citon po ashtu Thaçin të ketë thënë se Kosova është konsoliduar si shtet, në planin e brendshëm dhe atë të jashtëm, se pjesa veriore e vendit është integruar dhe se vendi po shënon rritje të vazhdueshme ekonomike.

Thaçi ka rikujtuar se Qeveria ka përgatitur Ligjin për Investime Strategjike, si dhe ka veçuar nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, rekomandimin për liberalizim të vizave dhe marrjen e statusit të kandidatit për fondet e Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), si dëshmi e reformave në ekonomi, politikë dhe në sundim të ligjit.

Thaçi ka shtuar se se Kosova është në prag të themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës.

Ai ka thënë se vendi mbetet lider në rajon për sa i përket luftimit të ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.

Presidenti ka thënë gjithashtu se Kosova mbetet faktor stabiliteti në rajon dhe se dialogu me Serbinë ka reflektuar pozitivisht në mbarë Ballkanin Perëndimor.

XS
SM
MD
LG