Ndërlidhjet

logo-print

Arrestohet i dyshuari për “sulmin terrorist” në Jordani


Aman, Jordani

Aman, Jordani

Autoritetet në Jordani kanë arrestuar një të dyshuar, pas sulmit të së hënës në veri të kryeqytetit Aman.

Tre zyrtarë të inteligjencës dhe dy pjesëtarë të tjerë të sigurimit janë vrarë, kur persona të armatosur kanë sulmuar një zyrë të sigurisë.

Televizioni shtetëror e ka cilësuar sulmin si terrorist.

Zëdhënës i qeverisë, Mohammad al-Momani, ka thënë se sulmi ka pasur në shënjestër një zyrë të departramentit të zbulimit, pranë kampit Baka, i cili strehon mbi 70,000 refugjatë palestinezë.

Jordania është në përgjithësi vend stabil, por është e rrethuar me fqinj në konflikte, si Iraku dhe Siria.

XS
SM
MD
LG