Ndërlidhjet

logo-print

Shpërthim në Stamboll, disa të plagosur


Stamboll - foto arkivi

Stamboll - foto arkivi

Disa persona janë plagosur nga një shpërthim në Stamboll, bëjnë të ditur mediat turke.

Shpërthimi, i shkaktuar nga një bombë, ka pasur në shënjestër një autobus të policisë.

Disa auto-ambulanca kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Shpërthimi ka ndodhur në orët e mëngjesit, pranë sheshit Bajezit, një atraksion i madh turistik.

Dhuna në Turqi është përshkallëzuar muajve të fundit si rezultat i tensioneve me separatistët kurdë dhe i konfliktit në Sirinë fqinje.

XS
SM
MD
LG