Ndërlidhjet

OKB heq nga lista e zezë koalicionin saudit


Jemen
Jemen

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite, i cili lufton rebelët Huthi në Jemen, është larguar nga lista e zezë e Kombeve të Bashkuara, e cila përmban shtete dhe grupe që shkelin të drejtat e fëmijëve në konflikt.

Arabia Saudite ka protestuar pas një raporti të OKB-së, i cili ka vlerësuar se koalicioni ka qenë përgjegjës për 60 përqind të vdekjeve dhe plagosjeve të fëmijëve në Jemen, vitin e kaluar.

Arabia Saudite ka thënë se shifrat janë “ekzagjeruar egërsisht”.

Kombet e Bashkuara kanë thënë tani se do të bëjnë një rishikim të përbashkët me koalicionin të rasteve të listuara në raport.

Organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch, ka kritikuar Kombet e Bashkuara për heqjen e koalicionit nga lista e zezë, duke thënë se zyra e shefit të OKB-së “ka rënë poshtë”.

Koalicioni, i cili përfshin Arabinë Saudite dhe nëntë vende të tjera arabe dhe myslimane dhe mbështetet nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe, ka nisur të luftojë rebelët Huthi në mars të vitit 2015, dy muaj pasi rebelët kanë rrëzuar Qeverinë e Jemenit dhe kanë marrë kontrollin e plotë të kryeqytetit Sana.

XS
SM
MD
LG