Ndërlidhjet

Britania paralajmëron shtetasit së mund të jenë cak i sulmeve terroriste


Paris, Francë
Paris, Francë

Zyra e Jashtme e Britanisë paralajmëron tifozët britanikë të futbollit, që do të udhëtojnë në Francë për kampionatin botëror, se lokacionet e tyre janë “caqe të mundshme për sulme terroriste”.

Zyra e Jashtme, përmes një postimi në ueb-faqen e saj zyrtare, këshillon tifozët të jenë vigjilentë gjatë gjithë kohës dhe të ndjekin këshillat e autoriteteve franceze.

“Gjatë Euro 2016-ës, stadiumet, zonat e tifozëve, objektet nga ku transmetohet turneu dhe mjetet e transportit janë caqe potenciale për sulme terroriste”, thuhet në paralajmërim.

Zyra e kryeministrit britanik, David Cameron, ka thënë se këshillat nuk janë përgjigje për ndonjë kërcënim të specifikuar, por vetëm për t’i informuar tifozët ashtu siç duhet.

Kampionati Botëror i Futbollit Euro 2016 nis këtë të premte në Francë dhe zgjat një muaj.

Lexoni edhe këtë:

Ukrainë: Arrestohet francezi që do kryente sulme gjatë EURO2016

XS
SM
MD
LG